Mbi liqen
- Anila Erindi

- Jan 26, 2018
- 1 min read

Eci në buzën tënde E pafrymë E përpirë E mrekulluar E pafjalë E hutuar E pafajshme E pushtuar Në thellësinë tënde Nën nuancën vjollcë blu Sodis ëmbël peisazhin tënd Tek të ledhaton me krahët e tij Mali me dëborë shtrihet shtruar mbi ty krah hijeshise tënde rrezet e arta diellore zbukurojnë si një gjerdan teksa perëndimi heshtaz të pushton Dhe unë mbi ty Që përjetësisht dua të të ruaj Përkarshi natës Që të përqafon brishtaz Mbi liqen.... @AniLa ErinDi January 5,2018
5:00 pm


Comments